Sprachenatelier Berlin (http://www.sprachenatelier-berlin.de)

Sprachenatelier - Shkollë e gjuhëve në Berlin

“Fol, që të të shoh!” Sokrati

Instituti ynë është më shumë se një shkollë e gjuhës gjermane, ajo është shkollë edhe për mësimin e mbi dyzet gjuhëve tjera.

Që nga themelimi në vitin 2003, Sprachenatelier Berlin është edhe shkollë e gjuhës, edhe atelie, pra një vend ku zhvillohen dhe mundësohen takime ndërkulturore nën shenjën e gjuhës si shkas për shkëmbimin e ideve krijuese kreative.

Përveç kurseve tona gjermane, ne ofrojmë mësim në më shumë se 40 gjuhë dhe hapësirë ​​për ngjarje të ndryshme kulturore. Instituti ynë është një ndërtesë me elemente të stilit të ri (Jugendstil), me një sallon të mbrojtur si monument historik në zemër të Berlinit / Friedrichshain. Instituti rregullisht ofron lexime, ligjërata, ekspozita, koncerte apo shfaqje filmash (dhe këto mund të organizohen edhe sipas kërkesës).
Partnerët tanë të bashkëpunimit janë Shoqata për procese kulturore e.V - Instituti për Politikë, art dhe kulturë dhe më shumë se 50 universitete nga pesë kontinentet.

Logos