Sprachenatelier Berlin (http://www.sprachenatelier-berlin.de)
Menu sq

Kurse të gjuhës gjermane në Berlin

Shkollë e gjuhës ne Berlin - Mësimi i gjermanishtes

Kurse intensive për të mësuar gjermanishten në institutin e gjuhëve "Sprachenatelier" në Berlin.

Kurset e gjermanishtes në "Sprachenatelier" janë fleksibile dhe të ndryshme: kurse intensive, kurse ne mbrëmje, por edhe kurse individuale. Në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane e referencës për gjuhët (CEFR), kurset përmbajnë të gjitha nivelet, nga niveli fillestar (A1) deri te niveli i avancuar (C2), dhe organizohen në grupe të vogla: 10 deri në maksimum 14 pjesëmarrësish.


Të gjitha kurset tona të gjermanishtes janë të parapara si përgatitje për provimet e diplomave përkatëse të gjuhës. Shkolla "Sprachenatelier" eshte një qendër e licencuar per proviment e gjuhës gjermanishte. Për përgatitjen intensive, ne ofrojmë kurse të veçanta për dhënien e provimeve si vijon: Start Deutsch A1 dhe A2; Certifikatë B1, B2 dhe C1; Certifikatë C1 - universitet, DSH (provimi i gjuhës gjermane për pranimim në shkollat e larta), Test DaF (Gjermanishtja si gjuhë e huaj); Certifikatë C2 - GDS (Großes Deutsche Sprachdiplom) dhe provime të tjera në fusha specifike të ndryshme.


Përveç këtyre kurseve intensive në paradite ose mbasdite, në “Sprachenatelier” mbahen dy herë në javë edhe kurse të veçanta të cilat zgjasin nga 90 minuta dhe kanë një spektër të gjerë të temave. Përveç fushave të zakonshme si biseda, fonetikë dhe gramatikë, organizohen edhe mësime ndërdisiplinore kreative të ndryshme si p.sh. letërsi, filozofi, këndim por edhe ne fushën e mjekësisë.


Në institutin tonë i kushtohet shumë rëndësi fleksibilitetit, dhe jo vetëm në mësim. Studentëve tanë u ofrojmë mundësinë individuale që të ndërrojnë kursin, kur është e domosdoshme. Kështu, për shembull nga kursi intensiv ata mund të kalojë në kursin e mbrëmjes, ose mund të bëjnë pauzë për një kohë të shkurtër dhe mund të rifillojnë kursin më vonë.

Ejani të mësoni duke u argëtuar / Gjermanishtja në mësim:

Gjuha e kursit në “Sprachenatelier” që nga kursi i fillimi (A1) dhe në të gjitha kurset e tjera është gjuha gjermane. Në të gjitha këto kurse të gjermanishtes kujdesemi të krijojmë një atmosferë të hapur në klasa të ndritshme dhe me hapësirë te bollshme, me shumë vend për kreativitet në planifikimin e mësimit si dhe për të shijuar kënaqësi duke mësuar dhe duke folur gjuhën gjermane.

Të gjithë mësuesit e shkollës "Sprachenatelier" kanë gjuhë amtare gjermanishten. Ata janë të kualifikuar, me përvojë dhe të angazhuar që të ofrojnë çasje të ndryshme metodologjike në mësimdhënie, në një atmosferë të relaksuar e të hapur për bisedë.

Kultura gjermane dhe Berlini: Programi kulturor.

Çdo javë, të mërkurën, “Sprachenatelier” organizon për studentët e tij një ekstra program kulturor. Vizitat në muze, shëtitjet nëpër lagje të ndryshme, ligjërata apo shfaqje filmash, duke ofruar një pasqyrë të kulturës gjermane dhe duke dhënë mundësinë pjesemarrsëve të ushtrojnë gjuhën dhe të të krijojnë kontakte të reja.


Gjatë kurseve verore gjermane, ky program kulturor do të zgjerohet me vizita dhe ekskursione në zonën përreth Berlinit (p.sh. rreth Potsdamit) dhe qytete të tjera gjermane.


Përveç këtyre, në hapësirën e institutit tonë zhvillohen edhe ngjarje tjera kulturore si p.sh., ne organizojmë festivale, orë letrare, koncerte, ekspozita ose seminare dhe duke ua mundësuar artistëve që të arrijnë te një publik më i gjerë.

Të jetosh në Berlin: Ndihmë për kërkesën e banesës/dhomës.

Për t’ua lehtësuar jetën studentëve tanë që vijnë në Berlin, shkolla "Sprachenatelier" gjithashtu u ndihmon në kërkesën e baneses (p.sh. apartament, dhomë ne apartamente private bashke me studente te tjere, hostel) .

Për më shumë informacione klikoni këtu: info@sprachenatelier-berlin.de

Logos